Punëtori: Mobilizimi i potencialit të anëtarëve të rinj të partive për zgjedhjet e ardhme parlamentare: komunikimi i politikave publike – argumentet dhe prezantimi

Qendrat kërkimore dhe analitike, Rinia e partive politike, Ngjarje, Parti Politike

Fundjavën e kaluar, në kuadër të Programit për mbështetjen e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, i financuar nga Qeveria e Zvicrës dhe i zbatuar nga Fondacioni ndërkombëtar për sistemet zgjedhore (IFES), në bashkëpunim me qendrën hulumtuese -analitike të partisë VMRO-DPMNE, në Shtip organizuam punëtori treditore për anëtarët e forumit rinor të partisë mbi temën: Mobilizimi i potencialit të anëtarëve të rinj të partive për zgjedhjet e ardhme parlamentare: komunikimi i politikave publike – argumentet dhe prezantimi.

Më shumë se 30 anëtarë të partisë së Unionit të forcave të reja morën pjesëmarrje aktive në këtë trajnim, i cili i përfshiu temat në fushën e medias, komunikimit dhe politikave rinore. Diskutuam për rëndësinë e marrëdhënieve me publikun dhe komunikimin në politikë. I përgatitëm pjesëmarrësit për mbajtjen e fjalimeve publike, pjesëmarrjen në konferencat për shtyp si dhe në intervistat televizive. I prezantuam mënyrat e kyçjes së të rinjve në politikat publike dhe në politikë. Biseduam për mediat digjitale, për kanalet e ndryshme, qasjen dhe strategjitë e suksesshme për përdorimin efektiv të rrjeteve sociale.

Punëtori: Mobilizimi i potencialit të anëtarëve të rinj të partisë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare: komunikimi i politikave publike – argumentimi dhe prezantimi

Galeri