Trajnim për përfaqësuesit e partive më të vogla politike mbi "Parimet për formulimin e politikave dhe përgatitjen e programeve zgjedhore dhe strategjive të bazuara në prova"

Ngjarje, Parti Politike

Në kuadër të Programit për Mbështetje zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, financuar nga Qeveria e Zvicrës dhe zbatuar nga Fondacioni ndërkombëtar për sistemet zgjedhore (IFES), më 26 dhe 27 shkurt në Shkup, organizuam punëtori për anëtarë dhe drejtues të partive më të vogla politike, të realizuara nga ekspertja ndërkombëtare për partitë politike, Lolita Cegane. Qëllimi i trajnimit intensiv është të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve të partive politike në prag të zgjedhjeve parlamentare për formulimin e politikave efektive të orientuara drejt qytetarëve dhe programeve zgjedhore.

20 anëtarë të partive nga 12 parti të ndryshme politike diskutuan mjetet e mundshme për krijimin dhe komunikimin e politikave të bazuara në prova dhe pjesëmarrjen në fushatë zgjedhore, me qëllim përgatitjen për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Punëtori: Parimet e formulimit të pozicioneve politike dhe hartimi i programeve zgjedhore të bazuara në politika dhe strategji

Galeri