Përforcimi i monitorimit të premtimeve zgjedhore, përparim për qeverisje të përgjegjshme

Institucionet e forcuara zhvillojnë procese zgjedhore të drejta dhe efikase, Ngjarje publike, Mobilizuesit e komunitetit

Më 3 tetor të vitit 2023, në komunën e Gostivarit ndodhi një dialog i vrullshëm dhe konstruktiv me ç’rast faktorë të rëndësishëm u mblodhën për të shqyrtuar sferën e monitorimit të premtimeve zgjedhore. Ngjarja me temë ,,Përsosja e konceptit për monitorimin e premtimeve zgjedhore – pikëpamjet dhe njohuritë e komunave dhe organizatave të shoqërisë civile’’ kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes në lidhje me Matricën e monitorimit dhe përdorimin e saj, si dhe shkëmbimin e përvojave dhe njohurive të përfaqësuesve komunalë dhe organizatave të shoqërisë civile, me synim të strategjisë të së ardhmes.

Afërdita Haxhijaha Imeri nga IFES-i theksoi se qëllimi i Matricës së monitorimit është që të përcjellë monitorimin e premtimeve në mënyrë sistematike e objektive dhe rreptësisht duke u bazuar në prova, që do të thotë rikthim jo vetëm në shkallën e përmbushjes së premtimeve, por edhe në marrjen e përgjegjësisë si dhe në transparencën e komunave në proces. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, shprehu një vizion të ngjashëm për komunën, duke theksuar hapjen e saj si një shteg për qeverisje transparente si dhe rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta në përkrahjen e proceseve qytetare.

Në një panel diskutimi, përfaqësuesit e komunave të Gostivarit, Vrapçishtës, Tearcës dhe Qendrës së Zhupës rishqyrtuan çështjen e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile, të cilat ndoqën punën e të tyre dhe ndanë pikëpamjet e sukseseve dhe të sfidave të tyre.

Në këtë bisedë u theksuan: roli jetik i monitorimit në përforcimin e pjesëmarrjes qytetare, kontributet thelbësore të sektorit civil në përforcimin e transparencës së komunës, hulumtimin e asaj që kanë mësuar më parë si dhe mundësitë e nismave të ardhme.

Në panelin e diskutimit përmbyllës, pjesëmarrësit dhanë këshilla dhe komente për dobinë e monitorimit, për leksionet e së kaluarës, si dhe për nevojat e komunave dhe organizatave të shoqërisë civile në të ardhmen.  Përfaqësuesit e OSHC-ve ndanë mendimin e tyre rreth asaj që ata konsideronin se është më e mira për këtë disejn të iniciativave novatore, me çka rrjedha aktuale e monitorimit dhe aktiviteteve të mobilizimit konsiderohet si përforcues kryesor i pjesëmarrjes qytetare dhe shpërndarjes së informacionit publik. Përfaqësuesit e tjerë të OSHQ-ve u zotuan për vazhdimin e iniciativave të këtilla, veçanërisht në zonat rurale, për të lehtësuar përfshirjen e tyre në proceset vendimmarrëse.

Sintezat e konkluzioneve dhe rekomandimeve, të cilat rrodhën prej dialogëve dhe vështrimeve të ditës, e çuan ngjarjen drejt përfundimit.  Video sekuenca përfundimtare ofroi një vështrim reflektues mbi strategjitë e zbatuara për mobilizimin e komunitetit dhe ndikimet e tyre përfundimtare.

Ashtu siç shpaloseshin mundësitë e rrjetëzimit, pjesëmarrësit i thurnin lidhjet dhe bashkëpunimet, duke e mbajtur dialogun me të vetmin qëllim për të forcuar dhe përparuar vizionin e ndërsjellë të shndërrimit të premtimeve zgjedhore nga fjalë të rëndomta në veprime konkrete dhe me ndikim.

Përforcimi i monitorimit të premtimeve zgjedhore, përparim për qeverisje të përgjegjshme

Galeri