Forcimi i demokracisë në Maqedoninë e Veriut. Një vështrim i shkurtër nga ngjarja e mëparshme e IFES-it në Veles.

Institucionet e forcuara zhvillojnë procese zgjedhore të drejta dhe efikase, Iniciativa inovative - parti politike, Ngjarje

Më 22 nëntor të vitit 2023, në komunën e Velesit ndodhi një dialog i gjallë dhe konstruktiv, me ç ‘rast faktorë të rëndësishëm u mblodhën për ta hulumtuar sferën e monitorimit të premtimeve zgjedhore. Ngjarja, e titulluar ,,Përsosja e konceptit të monitorimit të premtimeve zgjedhore – pikëpamjet dhe mësimet e komunave dhe organizatave të shoqërisë civile’’, kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes për Matricën e monitorimit dhe përdorimin e saj, por edhe shkëmbimin e përvojave dhe njohurive nga përfaqësuesit e komunave dhe organizatave të shoqërisë civile, me synimin e ndërtimit të strategjisë për drejtimet e ardhshme.

Siç theksoi moderatori i ngjarjes, qëllimi i Matricës së monitorimit është që të përcjellë monitorimin e premtimeve në mënyrë sistematike e objektive dhe rreptësisht duke u bazuar në prova, që do të thotë rikthim jo vetëm në shkallën e përmbushjes së premtimeve, por edhe në llogaridhënien dhe transparencën e komunave në proces. Këndvështrime të ngjashme për komunat e tyre përkatëse u dhanë edhe nga përfaqësuesit e Komunës së Butelit dhe Aerodromit, të cilët spikatën ndryshimin e rrethit dhe përparimin e gjeneratës së re të zyrtarëve të zgjedhur të cilët u japin vlerë të madhe politikave të orientuara te qytetari.

Në pjesën e përfundimit të panel diskutimit, pjesëmarrësit debatuan për dobinë e monitorimit, për mësimet e përpjekjeve të mëparshme, si dhe për nevojat e komunave dhe organizatave civile. Përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, aktive në sfera të ndryshme shoqërore, siç janë ,,Majka’’, ,,ESI Nelis’’ dhe ZEOOOP e ndanë me pjesëmarrësit atë që ata besonin se ishin një nga përfitimet konkrete të këtij dizajni iniciativash novatore, ku rrjedha e njëkohshme e aktiviteteve të monitorimit dhe të mobilizimit u konsideruan si përforcues kryesor të përfshirjes qytetare dhe të shpërndarjes së informacionit publik. Përfaqësuesit tjerë të OSHC-ve u zotuan për vazhdimësinë e këtyre iniciativave, veçanërisht në zonat rurale, në mënyrë që të lehtësohet përfshirja e tyre në proceset vendimmarrëse.

Sintezat e konkluzioneve dhe rekomandimeve, të cilat rrodhën prej dialogëve dhe vështrimeve të ditës, e çuan ngjarjen drejt përfundimit. Video sekuenca përfundimtare ofroi një vështrim reflektues mbi strategjitë e zbatuara për mobilizimin e komunitetit dhe ndikimet e tyre përfundimtare.

Ashtu siç shpaloseshin mundësitë e rrjetëzimit, pjesëmarrësit i thurnin lidhjet dhe bashkëpunimet, duke e mbajtur dialogun me të vetmin qëllim për të forcuar dhe përparuar vizionin e ndërsjellë të shndërrimit të premtimeve zgjedhore nga fjalë të rëndomta në veprime konkrete dhe me ndikim.

Forcimi i demokracisë në Maqedoninë e Veriut. Një vështrim i shkurtër nga ngjarja e mëparshme e IFES-it në Veles

Galeri