Rekomandime për integrim dhe përforcim të kapaciteteve të QAH

Qendrat kërkimore dhe analitike

Në kuadër të projektit “Mbështetje për reformat zgjedhore” është zhvilluar një takim online mes përfaqësuesve të katër Qendrave Hulumtuese dhe Analitike (QHA) të partive më të mëdha politike në vend, me konsulentin ndërkombëtar për politika publike Lolita Cigane nga Letonia, gjatë takimit u zhvillua diskutim energjik për fuqizimin e kapaciteteve hulumtuese të qendrave, zbatimin e rekomandimeve, inkurajimin dhe thellimin e aftësive të përgjithshme analitike, si dhe rritjen e dukshmërisë së punës së tyre hulumtuese.
Rekomandimet kishin për qëllim mirëkuptimin reciprok, pranimin dhe integrimin e QHA-ve në strukturat e partitë politike dhe ndërmarrjen e hapave për ndërgjegjësimin e liderëve të partive politike për rolin dhe potencialin e qendrave.
Është e nevojshme të ndërtohet një konsensus ndërmjet QHA-ve dhe ekipeve të komunikimit të partive politike ndërsa qëllimi përfundimtar është vlera e të dhënave dhe hulumtimit të qendrave, si një mjet i dobishëm që mund të shërbejë për mirëkuptimin e ndërsjellë, pranimin dhe integrimin e QHA-ve në strukturat partiake.
Përfundimisht, QHA-të duhet të inkurajohen të hulumtojnë më shumë mundësi për analiza të politikave, duke përfshirë edhe përmes shembujve ndërkombëtarë dhe përdorimit të të dhënave më të fundit. Në periudhën në vijim nevojiten trajnime, krijimi i aleancave për të forcuar pozicionin e tyre në partitë politike.