U prezantuan rezultatet e monitorimit në Komunën e Aerodromit: Shkolla të modernizuara me ashensorë të përshtatshëm

Iniciativa inovative - mobilizues të komunitetit, Mobilizuesit e komunitetit, Ngjarje

Më 11 maj 2023, shoqata ZEOOOP në hapësirat e ShF Aleksandar Makedonski në Komunën Aerodrom, I prezantoi rezultatet e monitorimit të realizimit të premtimit parazgjedhor të kryetarit të Komunës së Aerodromit – “Shkollat e modernizuara me ashensorë për qasje nga personat me aftësi të kufizuara për çdo shkollë”

Në këtë eveniment, drejtorët e shkollave të komunës, si dhe përfaqësuesit e shërbimeve profesionale, theksuan se duhet ketë qasje proaktive ndaj gjithëpërfshirjes (inkluzionit). Shkollat duhet të përgatiten paraprakisht për të ofruar të gjitha kushtet e nevojshme për arsimim për fëmijët me nevoja të veçanta që ndjekin mësimin. Instalimi dhe përdorimi i ashensorëve, përveç për fëmijët me nevoja të veçanta, ka edhe vlerë të shtuar pasi që mund të shërbej edhe në funksion të stafit pedagogjik dhe prindërve që kanë nevojë të përdorin ashensor.

Sipas të dhënave nga monitorimi i premtimit zgjedhor, Komuna e Areodromit investon në ndërtimin e ashensorëve të tillë nëpër shkolla. Shembull për këtë është ShFK “Lazo Angelovski”, ku komuna ka ndarë 4 milionë denarë nga buxheti për instalimin e ashensorit, ndërsa shkolla “Gjorgia Pulevski” ka ashensor funksional që është ndërtuar me donacione dhe mbështetje nga prindër dhe kompani. Aktualisht komuna ka përgatitur edhe projekt për vendosjen e ashensorit në shkollën “Aleksandar Makedonski”.

Manifestimi u pasurua edhe me punime artistike të punuara nga nxënësit me nevoja të veçanta nga ShFK “Aleksandar Makedonski”, si pjesë e punëtorisë kreative të organizuar në kuadër të projektit.

Më shumë informacion rreth projektit të shoqatës ZEOOOP dhe monitorimin e premtimit zgjedhor mund të fitoni në: https://electoralreforms.mk/sq/monitoring-matrix-2022/

Galeri