Prezantimet dhe shpërndarja e Raportit Demografik shënon rritje vertikale

Uncategorized

Që nga shtatori i vitit të kaluar e deri më sot në të gjithë vendin u bënë një sërë prezantimesh të Raportit për ndikimin e faktorëve demografikë në pjesëmarrjen e qytetarëve në jetën publike dhe edukimin e votuesve, si pjesë e projektit “Mbështetje për Reformat Zgjedhore”. Ky dokument përmban një bazë të madhe të dhënash, të paraprirë nga kërkime rigoroze të bazuara në prova, të cilat ofrojnë të dhëna unike mbi të anketuarit dhe njohuri për prioritetet, kufizimet dhe faktorët motivues të zgjedhësve për 13 profile demografike.

Në shtator të vitit 2021, Raporti u prezantua për herë të parë në Shkup, Manastir, Tetovë dhe Veles, ndërsa prezantimet vazhduan edhe këtë vit. Vetëm në mars prezantime të suksesshme u zhvilluan në Strugë, Sveti Nikollë, Kumanovë dhe Shkup, dhe në fillim të prillit në Tetovë, ku morën pjesë përfaqësues të vetëqeverisjes lokale, këshillave komunalë, organizatave të grave, partive politike, medias, OJQ-ve, aktivistë të rinj, mobilizues të organizatave, organizata të të rinjve dhe organizata të tjera të shoqërisë civile.

dav

Pjesëmarrësit në këto sesione interaktive njëzëri përshëndetën natyrën gjithëpërfshirëse dhe rëndësinë e Raportit, si dhe potencialin e tij, i cili do të shërbejë si një mjet që opsionet politike mund ta përdorin për të arritur deri tek qytetarët dhe për të krijuar programet e tyre. Përfshirja shoqërore e të rinjve u theksua si një nga aspektet më të rëndësishme për nxitjen e pjesëmarrjes së grupeve të ndryshme të qytetarëve. Pastaj, integrim i barabartë i bashkësive të ndryshme etnike, rritja e ndërveprimit me vendbanimet rurale brenda komunave. Theksi u vu gjithashtu mbi promovimin e shembujve pozitivë që vlerësohen nga komuniteti, si barazia gjinore, përfshirja, arsimi, të drejtat e njeriut, shëndeti, cilësia më e mirë e jetës dhe prosperiteti.
Së fundmi, Raporti përpara forumeve rinore të 26 partive politike në vend, si dhe në një tubim të përfaqësuesve të medias kryesore në vend.
Në prezantimet e lartpërmendura të Raportit morën pjesë 108 pjesëmarrës. Në faqen e Facebook-ut të projektit “Mbështetje për Reformat Zgjedhore” dhe në faqen tonë, deri më tani rreth Raportit Demografik janë informuar mbi 880 qytetarë.

Ky raport është rezultat i një hulumtimi demografik gjithëpërfshirës dhe rigoroz të kategorive të ndryshme të votuesve, rreth prioriteteve, kufizimeve dhe faktorëve motivues. Përfshin gjetje dhe propozime konkrete se si të përmirësohet pjesëmarrja qytetare e votuesve dhe efektiviteti i fushatave për edukimin e votuesve dhe qytetarëve dhe ofron modalitete alternative për angazhimin e votuesve dhe rritjen e pjesëmarrjes së tyre në proceset politike, dhe jo vetëm në ditën e zgjedhjeve.

Galeri