Të rinjtë e partive politike në vend duhet të jenë më aktiv në krijimin dhe marrjen e vendimeve

Rinia e partive politike

26 përfaqësues nga 11 parti politike dhe një iniciativë qytetare morën pjesë në punëtorinë e Akademisë për politika publike, që është pjesë e projektit “Mbështetje për reformat zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, që mbështetet nga Qeveria e Zvicrës dhe realizohet nga Fondacioni ndërkombëtar për sisteme zgjedhore (IFES).

Nëpërmjet disa punëtorive, pjesëmarrësit në Akademinë për politika publike do të njihen me komponentët kryesorë të sistemit politik në vend, rolin e partive politike, ideologjitë dhe se si këto përkthehen në ofertë politike, rëndësinë e pjesëmarrjes së grave dhe të rinjve në politikë dhe në parti politike, komunikimi dhe përfaqësimi.

Projekti synon të rrisë besimin në zgjedhje përmes mbështetjes ndaj institucioneve dhe aktorëve të lidhur me zgjedhjet dhe në të njëjtën kohë, të inkurajojë pjesëmarrje më të madhe në

IFES

proceset zgjedhore dhe politike të të rinjve dhe grupeve të ndryshme të rrezikuara. APP-ja është një nga mënyrat për të kontribuar në këtë qëllim, pasi ndërton kapacitetet e anëtarëve të rinj të partive politike për të zhvilluar politika publike të bazuara në fakte që marrin parasysh nevojat specifike të qytetarëve.

“Edhe përkundër vështirësive, besojmë se një rini e organizuar dhe e përgatitur mirë mund të bëjë dallimin në politikë. Prandaj, është detyrë e të gjitha qeverive dhe institucioneve për ta përfshirë rininë në proceset vendimmarrëse.Të rinjtë janë ata, ardhmëria e të cilëve ndikohet nga politikat e sotme. Secili vend duhet të gjejë zgjidhjen e tij se si t’i inkurajojë të rinjtë të angazhohen në politikë dhe t’i përfshijë në krijimin e politikave, veçanërisht për temat që i shqetësojnë drejtpërdrejt ata. Ndërsa, të rinjtë duhet të luftojnë që t’i shprehin kërkesat dhe pritshmëritë e tyre dhe t’i bindin vendimmarrësit që t’i dëgjojnë. Pa përfshirjen aktive të të rinjve në politikë, do të jetë e vështirë të promovohen ndryshimet strukturore dhe të krijohen perspektivat e reja për të rinjtë..” – tha SH.S. Véronik Hulman, ambasadore e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut.

Përveç rritjes së njohurive të tyre përmes ndërtimit të kapaciteteve, projekti ofron udhëzime dhe mentorim për të identifikuar çështjet shqetësuese në komunitetet lokale, për të zhvilluar dokumente për politika që ofrojnë zgjidhje të mundshme, për të komunikuar me palët e prekura dhe për t’u angazhuar me udhëheqjen e partisë.

Inkurajohen përfaqësuesit nga LSDM, VMRO DPMNE, BDI, Levica, PLD, BESA, Alternativa, Aleanca për Shqiptarët, Partisë së vllehëve, Lëvizja për bashkim kombëtar të turqve, DOM, dhe iniciativa qytetare për Kumanovën tonë që të angazhojnë të rinjtë në proceset dhe strukturat e tyre të brendshme, të cilat do të kontribuojnë në rritjen e pjesëmarrjes politike dhe integrimit social si dhe në zgjedhje të besueshme.

Ky është cikli i tretë i Akademisë për politika publike i organizuar nga projekti. Dy ciklet e para u zhvilluan gjatë viteve 2020 dhe 2021, me fokus në zgjedhjet dhe krijimin e kapaciteteve për më shumë programe zgjedhore të bazuara në fakte dhe të orientuara nga qytetarët, si dhe përfshirje të komuniteteve lokale.

Galeri