Thirrje për Iniciativat inovuese

Rinia e partive politike

Në kuadrin e projektit “Mbështetje për Reformën Zgjedhore në Maqedoninë e Veriut” mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), partneri zbatues – Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES) dhe partneri i tij, Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë (KRNM), hap:

 

Thirrje për INICIATIVAT INOVUESE

të rinisë së partive politike

 

Udhëzues për aplikantët

I. Historiku

“Mbështetja ndaj reformave zgjedhore në Maqedoninë e Veriut”  është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (AZZhB), e implementuar nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (FNSZ) dhe partneri i tij Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë (KRNM).

Projekti synon procese zgjedhore më gjithëpërfshirëse dhe demokratike të udhëhequra nga një administratë e forcuar zgjedhore dhe e monitoruar nga afër nga qytetarët.

Është hartuar qasje strategjike e trefishtë për t’iu përgjigjur nevojave të Projektit:

  1. Forcimi i kapaciteteve të administratës zgjedhore (Komisioni Shtetëror Zgjedhor, Komisionet Komunale të Zgjedhjeve dhe Bordet e Zgjedhjeve) dhe institucioneve të tjera që do të kryejnë zgjedhjet;
  2. Mbështetja më e madhe e politikave të orientuara drejt qytetarëve dhe programeve partiake, kërkime dhe politika të bazuara në prova;
  3. Forcimi i kapaciteteve të qytetarëve (veçanërisht të të rinjve) dhe bashkësive lokale për t’i mbajtur partitë dhe zyrtarët e zgjedhur përgjegjës për premtimet e tyre.

Përfituesit kryesorë të projektit janë administrata zgjedhore, agjencitë qeveritare dhe ministritë e përfshira në organizimin e zgjedhjeve; organizatat e shoqërisë civile, votuesit dhe qytetarët në përgjithësi.

Përfituesit dhe palët e tjera kryesore të projektit janë partitë politike të cilat propozojnë dhe nëse zgjidhen, zbatojnë programe të orientuara drejt nevojave të qytetarëve.

Faza e parë e projektit filloi në gusht 2019 dhe pritet të përfundojë në qershor 2023.

II. Qëllimi i kësaj Thirrjeje

Qëllimi i kësaj thirrjeje është të sigurojë mbështetje për të rinjtë e partive politike (individë) për të planifikuar dhe realizuar iniciativa të ndryshme inovative që synojnë të identifikojnë dhe diskutojnë zgjidhje që u përgjigjen nevojave dhe shqetësimeve të qytetarëve në komunitetet e tyre dhe duke sjellë kështu ndryshime pozitive.

Është një mundësi për rininë e partive politike që:

HAPI 1: Të identifikojë problem(e) të bashkësisë ose sfida.

HAPI 2: Të propozojë zgjidhje për adresimin dhe kapërcimin e problemit(eve) të identifikuara ose sfidave.

HAPI 3: Të hartojë dhe zbatojë iniciativa inovative që do të ndihmojë aplikantin të:

  • mbledhë aleatë për fillimin e ndryshimeve pozitive lokale dhe/ose
  • të vendosin komunikim dhe kuptim të mirë të nevojave të komuniteteve të ndryshme me fokus të veçantë në grupe të cenueshme, duke përfshirë por pa u kufizuar në gratë, të rinjtë, personat me aftësi të kufizuara dhe komunitetet rurale/të largëta;
  • të mbledhin prova dhe të dhëna përkatëse në lidhje me problemin/sfidën e identifikuar ose zgjidhjen(et) e propozuara;
  • të ndërmarrin aktivitete që do të rrisin ndërgjegjësimin (e vendimmarrësve, palëve të interesuara përkatëse, partive politike, publikut të gjerë, etj.) në lidhje me sfidën e identifikuar dhe zgjidhjet e propozuara.

Nismat inovative mund të përqendrohen në fusha siç janë: procesi zgjedhor në përgjithësi dhe/ose zgjedhjet e ardhshme lokale, arsimi, rinia, punësimi, politika sociale, mjedisi, shëndetësia dhe të tjera.

 

Shembuj të aktiviteteve brenda iniciativës inovative mund të jenë:

  • Përpjekjet për përfaqësim të paraqesë sfidën e identifikuar dhe zgjidhjen e propozuar brenda partisë politike (komisionet përkatëse të partisë, forume për gra dhe/ose të rinj, komiteti ekzekutiv, degët lokale etj.);
  • Aktivitete për ndërgjegjësim siç janë postimet në media sociale, fushatat, shpërndarja e video materialeve;
  • Mjetet për rritjen e ndërgjegjësimit për të diskutuar ose për të rritur ndërgjegjësimin dhe njohuritë në lidhje me çështjet lokale dhe mënyrat si t’i adresojmë ato përmes zhvillimit, dizajnimit dhe shtypjes së materialeve të ndryshme informuese, promovuese dhe arsimore siç janë pamflete, fletëpalosje, video të shkurtra, infografikë; dhe zhvillimin e aplikacioneve të thjeshta të TI që synojnë të mbështesin ose lehtësojnë përpjekjet për përfaqësim dhe/ose ndërgjegjësim;
  • Aktivitete të lidhura me hulumtim – kryerja e hulumtimeve (përmes sondazheve, intervistave dhe/ose grupeve të fokusit) për mbledhjen e të dhënave dhe analizën e opinionit publik për çështje të komunitetit ose zgjidhje mbi temën e identifikuar;
  • Organizimi i ngjarjeve për t’i mbështetur të lartëpërmendurat – trajnime / seminare / forume / takime konsultative të komunitetit;

 

 

Nismat e mëposhtme NUK do të mbështeten në këtë Thirrje:

  • Mbledhje për mbështetje ose promovimin të një partie/koalicioni të caktuar politik;
  • Aktivitete që përfshijnë ose promovojnë gjuhën e urrejtjes/keqinformimin/ dezinformimin;
  • Aktivitete që nuk përputhen me protokollet qeveritare për Covid-19.

 

III. Afati kohor për zbatimin e iniciativës inovative

Zbatimi i iniciativës inovative duhet të fillojë në fund të nëntorit / fillim të dhjetorit 2020 dhe të finalizohet deri më 30 prill 2021. Nga aplikantët kërkohet që të propozojnë një afat të detajuar kohor për zbatimin e tyre, përfshirë fazat e përgatitjes dhe raportimit.

 

IV. Mbështetja financiare

Nismat inovative të cilat do të zgjidhen nga projekti Mbështetjes për Reformat Zgjedhore, do të mbështetet financiarisht gjatë gjithë zbatimit të tyre sipas buxhetit të miratuar.

Aplikantët e përzgjedhur do të pajisen me mbështetje financiare në natyrë me shumë ndërmjet 1,500 CHF deri në maksimum 3,500 CHF (varësisht nga kompleksiteti dhe shuma e aktiviteteve të propozuara) për të zbatuar nismat inovative. Mbështetja në natyrë do të thotë që ekipi i projektit do të jetë përgjegjës për t’i mbuluar të gjitha kostot e aprovuara (bazuar në dokumentacionin mbështetës), dhe që t’i bëjë të gjitha pagesat e nevojshme për zbatim të suksesshëm të nismave inovative. Aplikanti do të jetë përgjegjës për t’i siguruar faturat për shpenzimet e aprovuara. Organizatori i kësaj thirrje ka të drejtë të kërkojë modifikim të buxheteve të propozuara të aplikacioneve të zgjedhura/miratuara.

Më poshtë është një listë e shpenzimeve të mundshme të pranueshme që mund të mbështeten brenda skemës së nismës inovative:

  • Kostot logjistike për organizimin e ngjarjeve siç janë: marrja me qira e dhomës së ngjarjeve, pajisje, pije freskuese, shpenzime udhëtimi etj.;
  • Shpenzimet në lidhje me zhvillimin e softuerit / aplikacioneve IT të thjeshta që do të përdoren në përpjekjet për ndërgjegjësim/përfaqësim;
  • Shpenzimet për dizajnimin, shtypjen dhe shpërndarjen e materialeve informuese/arsimore;
  • Shpenzimet për përgatitjen dhe kryerjen e aktiviteteve të bazuara në kërkime në shkallë të vogël (sondazhe, grupe fokusi, intervista, etj.) Në nivelin komunal ose lokal (bashkësia lokale);
  • Shpenzimet në lidhje me kostot e përkthimit dhe interpretimit.

 

V. Procedura e aplikimit

Informacioni dhe udhëzimi në lidhje me procesin e aplikimit për aplikantët e interesuar do të sigurohen gjatë tetorit dhe fillimit të nëntorit 2020 gjithashtu përmes seancave informuese (on-line ose personalisht, në varësi të masave COVID-19); detajet në lidhje me seancat do të bëhen të disponueshme si vijon link. Ju lutemi ndiqeni me kujdes.

Të gjithë aplikantët e interesuar (anëtarë individualë të rinisë së partisë politike) do të sigurojë dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Curriculum Vitae (CV) me detajet e referencës të një anëtari të partisë politike;
  • Formularët e plotësuar të aplikimit dhe buxhetit

 

SHENIM: Formularët e aplikimit dhe buxhetit janë të bashkangjitura si dokumentacion i veçantë për këtë Thirrje.

Afati i fundit për aplikime është 20 nëntor 2020 deri në orën 24:00 sipas kohës së Maqedonisë së Veriut. Aplikimet mund të dorëzohen vetëm në mënyrë elektronike në marijana.janceska@nms.org.mk. Procesi i shqyrtimit të aplikacioneve pritet të finalizohet në fund të nëntorit 2020.

 

  1. Procesi i përzgjedhjes

Procesi i përzgjedhjes përbëhet nga hapat e mëposhtëm:

HAPI 1: Rishikimi administrativ

Të gjitha aplikacionet e pranuara në kohë do të kontrollohen kundrejt kritereve të mëposhtme:

  • Formati: Aplikimi dorëzohet në formularin e kërkuar dhe të buxhetit dhe shoqërohet nga CV-ja e aplikantit dhe detajet e referencës të anëtarit të partisë politike;
  • Gjuha: Kërkesa paraqitet në gjuhën maqedonase ose shqipe
  • Dorëzimi: Kërkesa dorëzohet me postë elektronike në marijana.janceska@nms.org.mk

Aplikimet që plotësojnë kërkesat sipas HAPIT 1 do të kualifikohen për hapin tjetër

 

HAPI 2: Procesi i vlerësimit.

Aplikimet do të vlerësohen nga një komision vlerësues bazuar në kriteret e mëposhtme

Relevanca e aplikacionit: Aplikacioni u përgjigjet qëllimeve të përcaktuara në këtë thirrje dhe propozon fusha ndërhyrjeje të rëndësishme për komunitetin e synuar dhe për projektin e Mbështetjes së Reformës Zgjedhore. Zona gjeografike e mbuluar nga nisma është e përcaktuar mirë. 40
Dizajni i Nismës: Qëllimi dhe objektivat janë të qarta, aktivitetet dhe ndërlidhja e tyre janë të përkufizuara mirë, si dhe grupi i synuar/përfituesit dhe aleatët. Nisma propozon elemente, metoda ose mjete inovative të cilat mund të zbatohen brenda kornizës kohore të dhënë. 40
Buxheti: Kostot për aktivitetet e planifikuara janë pasqyruar në formën e kërkuar të buxhetit dhe janë realiste/të bazuara në treg 20
Pikët maksimale 100

 

Aplikimet që do të kalojnë me sukses hapin e dytë dhe kanë 50 pikë e lart do të ftohen në hapin tjetër.

 

HAPI 3: Procesi i intervistës

Gjatë hapit të fundit të procesit të përzgjedhjes, aplikantët e përzgjedhur paraprakisht do të ftohen në një intervistë (personalisht ose on-line) për të diskutuar mbi motivimin dhe angazhimin për ta realizuar iniciativën, mbështetjen dhe interesin nga partia politike.

 

Aplikantët e suksesshëm do të nënshkruajnë një kontratë me projektin. Vendimi i Komisionit të Vlerësimit është përfundimtar

 

Nëse keni pyetje në lidhje me këtë thirrje, ju lutem mos ngurroni të kontaktoni Marijana Jancheska – marijana.janceska@nms.org.mk, Koordinatori i Grantit për këtë Thirrje.

Formularin e aplikimit mund ta gjeni këtu.

Formularin e buxhetit mund ta gjeni këtu.

Galeri