Platforma për e-mësim e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve

Analiza/Botime/Produkte, Institucionet e forcuara zhvillojnë procese zgjedhore të drejta dhe efikase

Platforma edukuese për e-mësim, e zhvilluar në kuadër të Projektit Mbështetje për reformat zgjedhore, përmes përmbajtjeve dhe aktiviteteve të ndryshme ndërvepruese, është drejtuar kah arritja e vetëdijes për rëndësinë e votimit, dhe kontribuon për realizimin e proceseve më transparente zgjedhore dhe qeverisjes demokratike. Në të njëjtën kohë, kjo platformë ka për qëllim që të zgjerojë njohurinë në lidhje me procedurat zgjedhore. 

Karakteristikë dalluese e platformës janë katër kurset onlajn të dedikuara për qytetarët, pjesëmarrësit në zgjedhje dhe anëtarët e administratës zgjedhore (komisionet komunale të zgjedhjeve dhe këshillat zgjedhor), të cilët edukojnë përdoruesit e tyre të synuar me një gjuhë të qartë, në mënyrë ndërvepruese dhe të drejtëpërdrejtë.

Përmes kursit ndërveprues onlajn, doracakëve dhe broshurave informative, qytetarët (votuesit dhe votuesit e rinj) mund të informohen për të drejtat dhe detyrimet e tyre. Anëtarët, të cilët janë pjesë e administratës zgjedhore përmes këtyre e-kurseve mund të kuptojnë më mirë përgjegjësinë dhe kompetencat që kanë në proceset zgjedhore dhe përfundimisht përmes video doracakëve për vëzhgimin e proceseve zgjedhore në mënyrë shumë të qartë është potencuar detyra e vëzhguesve në mbështetjen e zhvillimit demokratik dhe të drejtave të njeriut.

Kjo platformë është dedikuar për të gjithë qytetaret dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut që kanë dëshirë të njihen me nocionet themelore të cilat i hasin në prag të çdo procesi zgjedhor. Kurset ofrojnë shpjegime të shkurtra dhe të qarta, me ndihmën e të cilave lexuesit mund të përfitojnë një fotografi të tërësishme për rëndësinë e proceseve zgjedhore në një shoqëri demokratike. Duke u udhëhequr nga parimi se publiku i informuar është thelbësor për funksionimin e suksesshëm e një shoqërie demokratike, kurset japin një pasqyrë të hollësishme dhe të qartë për kompetencat e administratës zgjedhore dhe të drejtat e qytetarëve. 

Votuesit kanë të drejtë që të informohen mirë dhe në kohë për procesin zgjedhor dhe për të drejtat e tyre zgjedhore. Zgjedhjet janë element thelbësor i demokracisë. Besimi në organet që zbatojnë zgjedhjet, si dhe informimi i mirë i qytetarëve janë parakusht për zgjedhje demokratike, kredibile dhe të drejta.

Kurset online mund t’i gjeni në linkun e mëposhtëm:

https://education.sec.mk/?lang=sq

Galeri