Mobilizatorët e rinj përmirësojnë shoqërinë me iniciativa konkrete

Mobilizuesit e komunitetit, Punëtori dhe trajnime

Si pjesë e projektit të Qeverisë zvicerane “Mbështetje për reformat zgjedhore”, i cili realizohet nga Fondacioni ndërkombëtar për sistemet zgjedhore (IFES), gjatë dy viteve të fundit janë realizuar disa iniciativa që kishin për qëllim procese zgjedhore më gjithëpërfshirëse dhe demokratike të udhëhequra nga organizimi i përforcuar i zgjedhjeve, të cilat vëzhgohen nga afër nga qytetarët.

Mobilizatorja Despina Kovaçevska vitin e kaluar e ka realizuar iniciativën “Kemi një gjë të tillë”, përmes së cilës i ka kujtuar pushtetit qendror për restaurimin e premtuar të akuaduktit të Shkupit.

– Në kuadër të iniciativës ishte organizuar një shëtitje në akuaduktin  e Shkupit me arkeologun Oliver Bojaxhiev, ndërsa artisti ynë i njohur Matej Bogdanovski përgatiti një libër strip për fëmijë. Ai u promovua në punëtori nëpër shkolla që edhe më të vegjlit të njiheshin me pasurinë tonë kulturore, por edhe për të përforcohet vëtëdijësimi i tyre për të kërkuar llogaridhënie nga politikanët e zgjedhur për atë që është premtuar dhe realizuar. Institucionet ishin të hapura për të dhënë informacion rreth restaurimit dhe u miratua një ligj që e vendos akuaduktin si një trashëgimi kulturore të një rëndësie të veçantë, theksoi Kovaçevska.

Gjatë viteve 2020 dhe 2021, Ana Klesova, punëtore rinore e certifikuar, ka realizuar iniciativën “Përtej kufijve”. Përmes kësaj iniciative, Klesova ka monitoruar premtimin e Qeverisë për rihapjen e pikës kufitare Markova Nogë – Lemos, pjesë e masave të politikës së jashtme nga Programi i qeverisë për vitet 2020-2024.

Pjesë e rëndësishme e iniciativës ishte mobilizimi i komunitetit pas këtij premtimi, qëllimi i së cilës ishte forcimi i bashkëpunimit ndërkufitar, por edhe shkëmbimi i ideve dhe përvojave mes të rinjve nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Iniciativa mbuloi të gjithë rajonin planor juglindor dhe aktivitetet në të u zhvilluan në disa qytete si në Vallandovë, Gjevgjeli dhe Strumicë.

Ardonit Ismaili nga Tetova, nga ana tjetër, përmes iniciativës “Mali Sharr – Our Natural Hime”, ka ndjekur zbatimin e Propozim-ligjit për shpalljen e një pjese të malit Sharr për park nacional dhe mobilizimin e komunitetit për rëndësinë e tij, për përfitimet ekonomiko-turistike dhe rëndësinë për zhvillimin e shoqërisë.

– Aktivitetet e ndërmarra për iniciativën “Mali Sharr – Our Natural Home” ishin të lidhura ngushtë me arritjen e qëllimit tonë. Fillimisht si mobilizator i komunitetit e kam ndjekur Propozim-ligjin për shpalljen e një pjese të malit Sharr për park nacional, deri në votim të tij në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe më pas themelimin e institucioneve të Drejtorisë të Parkut nacional Mali Sharr. Organizova edhe një debat publik në vendin turistik Kodra e diellit, mes banorëve të fshatrave të malit Sharrit dhe panelistëve (aktivistë ekologjik dhe institucione shtetërore), të cilët diskutuan për sfidat, rëndësinë, përfitimet dhe menaxhimin e Parkut nacional Mali Sharr. Më pas ka vijuar përgatitja dhe vendosja e tabelave informuese, në lokalitetin turistik “Ujëvarat e fshatit Kamjan” dhe parkun “Tek Dushku”, vendi turistik i të cilit është rregulluar me iniciativën e bashkësisë lokale. Iniciativa ime ka qenë pjesë e premtimeve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, e më pas pjesë e programit qeveritar të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021, me prioritet të mesëm, thotë Ismaili.

Jetmir Ziba është një mobilizator i ri i cili me iniciativën e tij vitin e kaluar arriti të mobilizojë të rinjtë e komunës së Strugës për mundësitë dhe subvencionet që Qeveria ofron për çdo biznes të hapur dhe vetëpunësim.

Ai thotë se ishte me të vërtet sfidë të realizohet iniciativa në kohën e Kovid-19 dhe i porosit mobilizatorët e rinj që të aplikojnë në thirrjen e re “Mbështetje për reformat zgjedhore në Maqedoninë e Veriut”, sepse është një mundësi unike për të mësuar nga një ekip i shkëlqyer i ekspertëve.

– Institucionet lokale ishin në dispozicion për të marrë pjesë në takime dhe për të dhënë informacionin e nevojshëm në lidhje me masën. Duke marrë parasysh natyrën e iniciativës, repektivisht masën e vetëpunësimit, aktori më i rëndësishëm për bashkëpunim ishte Agjencia e punësimit. Fatkeqësisht, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me Kovid-19 dhe përhapjes së shpejtë të virusit, të punësuarit në Agjencinë e Punësimit, edhe krahas përkushtimit të tyre, nuk kishin mundësi që të organizojnë pritje për takime në zyrat e tyre. Rrjedhimisht, takimet janë organizuar përmes mjeteve online, respektivisht takime online dhe telefonata, sqaron Ziba.

Me një shumë totale prej 6.600.000 denarë përmes projektit të Qeverisë zvicerane “Mbështetje për reformat zgjedhore në Maqedoninë e Veriut”, Fondacioni ndërkombëtar për sisteme zgjedhore (IFES), në partneritet me Qendrën maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar (MCIS), shpalli thirrje të re për ndarjen e granteve për iniciativa inovative.

Iniciativat inovative të propozuara do të identifikojnë çështjet në komunitet për të cilat është premtuar zgjidhje, ose zgjidhje, arritja e të cilës është premtuar në programin zgjedhor nga ana e pushtetit lokal dhe/ose është përfshirë në programin aktual të vetëqeverisjes lokale, dhe do të mobilizojnë komunitetin për t’i përkujtuar institucionet lokale për premtimet e tyre të dhëna. Ato duhet të fokusohen në çështjet lokale, zgjidhja e të cilave është në kompetencën e pushtetit lokal.

25 grantistët e përzgjedhur janë nga tetë rajonet dhe do të veprojnë në nivel lokal dhe në nivel të qytetit të Shkupit. Mbështetja e përgjithshme për këto iniciativa inovative për vitin 2022/2023 është 7.500.000 denarë.

Galeri