Sa i njohim dhe kujdesemi për të rinjtë tanë gjenial?

Mobilizuesit e komunitetit

A po realizohen premtimet e Qeverisë për mbështetje financiare të nxënësve dhe studentëve më të mirë në vend? A ka në vend gjeni të rinj që shteti duhet t’i mbështesë për t’i hapur rrugën një të ardhmeje më të ndritur? Dhe a janë të informuar nga qeveria fëmijët e talentuar që fitojnë çmime të rëndësishme në garat kombëtare dhe rajonale për këtë masë?

Në kuadër të projektit “Mbështetje e Reformave zgjedhore”, mobilizatori Vulnet Mahmuti, në periudhën e kaluar, përmes iniciativës së tij inovative për masën e Qeverisë për financimin e nxënësve dhe studentëve tanë më të mirë, ka realizuar disa aktivitete.

Masa e Qeverisë nënkupton mbështetje financiare për nxënësit dhe studentët tanë më të mirë dhe mentorët e tyre për pjesëmarrje në olimpiada dhe gara ndërkombëtare dhe me ligj duhet të parashikohen çmime monetare për tre vendet e para të fituara. Masa tashmë ka nisur përmes Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik FITR, ku është krijuar një program i veçantë për të mbështetur pjesëmarrjen e të rinjve në gara dhe panaire shkencore.

Gjatë punës së tij kërkimore, Vulnet anketoi nxënësit e shkollave të mesme se sa të informuar janë ata për masën e qeverisë, organizoi një tryezë të rrumbullakët (takim me studentë dhe prezantoi masën dhe projektin) dhe në fund prodhoi dokumentarin “Hapat drejt suksesit”, një histori për një gjeni të vogël – Yll Morina, i cili është shpërblyer disa herë në gara kombëtare dhe rajonale. Një histori e nxehtë për një djalë të ri, një matematikan, i cili që në moshën 9-vjeçare arrin të zgjidhë detyra të destinuara për nxënësit e shkollave të mesme.

Në promovimin e fundit të filmit, i ftuar në diskutimin që u zhvillua pas shfaqjes së dokumentarit, ishte profesori Naser Miftari nga SUGS “Zef Lush Marku”, i cili këmbënguli që fëmijët e vegjël të talentuar të mos lihen në baltë. Përkundrazi, shteti duhet t’i motivojë duke i mbështetur dhe zhvilluar talentet e tyre, sepse këta fëmijë janë e ardhmja jonë e ndritur, të cilët mund të kontribuojnë shumë për komunitetin.