Si të kemi një administratë më efikase zgjedhore për përmirësimin e shërbimeve për votuesit

Strengthened Institutions Conduct Fair and Efficient Election Process

Është mbajtur punëtoria e parë dyditore me temë „Menaxhimi i Listës zgjedhore, kompetencat, sfidat, zgjidhjet, teknologjitë e reja “ në të cilën kanë marrë pjesë përfaqësues nga zyrat rajonale të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve. Kjo është punëtoria e parë nga disa punëtori për trajnimin, avancimin, dhe përforcimin e kapaciteteve të zyrave rajonale.

Në punëtori është vlerësuar rëndësia e të drejtës zgjedhore dhe se si Kushtetuta përkufizon të drejtën zgjedhore të qytetarëve, roli i Kodit zgjedhor dhe Komisionit shtetëror të zgjedhjeve. Është diskutuar edhe për listën zgjedhore, si bazë e të dhënave dhe dokument publik në të cilën janë të regjistruar personat madhor me të drejtë zgjedhore, përmbajtja e listës zgjedhore dhe institucionet kompetente dhe mbajtja e listës zgjedhore. Fokusi ishte vendosur në kompetencat e njësive (departamenteve) dhe zyrave rajonale të KSHZ rreth përditësimit të të dhënave në listën zgjedhore dhe përditësimin e përshkrimeve të vendеve zgjedhore. Siç theksoi Blagoja Stojkovski, këshilltar shtetëror për listën zgjedhore, të drejtën zgjedhore dhe vendet zgjedhore nga KSHZ: „Katër herë në vjet bëhet përditësimi i rregullt dhe vijues i të dhënave në listën zgjedhore, që nënkupton regjistrimin, fshirjen dhe plotësimin (ndryshimi i të dhënave)“. Në punëtori është diskutuar edhe për përfshirjen dhe përmbajtjen e zgjedhësve të pashpërndarë, dhe për përshkrimet profesionale-teknike të vendeve zgjedhore.
Përfaqësuesit e administratës zgjedhore ishin njohur edhe me futjen e teknologjive të reja. Përmes video prezantimit është paraqitur funksionaliteti i VIMS– sistemi elektronik për evidencën e të drejtës zgjedhore. Siç potencoi Nermina Gjurgjeviq, udhëheqëse e njësisë për evidencën e të drejtës zgjedhore dhe përditësimin e listës zgjedhore nga KSHZ, të gjithë përfaqësuesit nga administrata zgjedhore do të kenë trajnim më të hollësishëm për shfrytëzimin e VIMS në periudhën që vijon.

Qëllimi i këtyre punëtorive në masë të madhe do të kontribuojë për përmirësimin dhe avancimin e efikasitetit dhe efektivitetit të administratës zgjedhore, që të mund të sigurojnë shërbime më të mira për votuesit.

Në fokusin e punëtorive të ardhshme do të jenë përvojat globale, evropiane dhe nacionale, trendet dhe ndryshimet, mbështetja e ndërsjellë, besueshmëria e të dhënave, sajber higjiena, siguria e zgjedhjeve dhe menaxhimi i burimeve njerëzore.