Stendë informuese në sheshin e Gostivarit

Ngjarje publike, Mobilizuesit e komunitetit

Më 22 dhe 23 qershor, mobilizatori i komunitetit Ajdogan Demiri në sheshin e Gostivarit kishte vendosur stendë informuese.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte informimi i qytetarëve për mënyrën se si ata mund të aplikojnë për përdorimin e masës së premtuar në programin qeveritar i cili thotë “Vazhdimi i subvencionimit të kontributeve për kompanitë që do të rrisin pagat e punonjësve të tyre nga 600 në 6000 denarë. “.
Ajdogani me anë të kësaj iniciative dëshiron të mobilizojë punëdhënësit duke i informuar ata në lidhje me mundësinë e rritjes së pagave të punonjësve të tyre, dhe në këmbim shteti do i paguaj kontributet për atë rritje.
     

Galeri